×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda turke zbulon bisedën me Vedat Muriqin, tregon kur mund të rikthehet në fushë

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 22:04

    Rıdvan Dilmen, ish futbollisti i njohur turk thotë se Vedat Muriqi ka aftësi për t’u shëruar më shpejtë se futbollistët normal.


    Ai zbuloi se ka biseduar në telefon me Muriqin dhe sulmuesi kosovar i ka thënë se do të mungojë për 5 javë – por Dilmen ia ka kthyer duke i thënë se do të shohim në fushë për një kohë më të shpejtë se aq, raporton GazetaBlic.

    “Unë fola me Vedat Muriqin në telefon javën e kaluar. Muriqi më tha se nuk do të shërohet edhe 5 javë’, ndërsa unë i thashë: Ju e keni fjalën për lojtarët normal apo jo, pasi ju mund të ktheheni më shpejtë në fushë”, zbuloi Dilmen në një program televiziv në Turqi.

    Vedat Muriqi u lëndua në sfidën ndaj Kayserisporit dhe humbi dy sfidat kyçe të kombëtares së Kosovës, ndaj Çekisë dhe Anglisë – ndërsa raportohet se ai mund të ketë mbyllur këtë vit dhe mund të kthehet në fillimin e vitit 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!