×
  • Sport
  • Sport

    Leicesteri e eliminon Manchester Unitedin nga FA Cup

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 20:02

    Leicester City e ka eliminuar Manchester Unitedin nga FA Cup, duke e mposhtur 3:1 në çerekfinale të dielën.


    Kelechi Iheanacho shekelqeu me dy gola, ndërsa Youri Tielemans e shënoi golin tjetër në King Power Stadium, për t’ia siguruar Leicesterit një vend në gjysmëfinale të FA Cup, raporton Gazeta Express.

    Leicesteri në gjysmëfinale i bashkohet Chelseat, Manchester Cityt dhe Southamptonit.

    Në një ndeshje të barabartë, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 24-të, kur shënoi Iheanacho.

    Reagimi i djajve të kuq nuk vonoi shumë, kur Mason Greenwood shënoi për 1:1 në minutën e 38-të.

    Tielemans e ktheu epërsinë e Leicesterit në minutën e 52-të, duke shënuar gol individual.

    Rreth 10 minuta para fundit, Iheanacho e vulosi fitoren e skuadrës së Brendan Rodgers me golin e dytë personal në këtë takim.

    Përpjekjet e Unitedit për ta shmangur eliminimin ishin të kota, pavarësisht se Ole Gunnar Solskjaer i futi në lojë Bruno Fernandesin, Edinson Cavanin dhe të tjerë në pjesën e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!