Klopp ka dhënë lajmin e keq për tifozët e Liverpoolit. Alisson është lënduar mbrëmë në ndeshjen e parë në Premierligë për sezonin 2019/20.
Portieri brazilian, u detyrua ta braktisë ndeshjen kundër Norwich City që në pjesën e parë, sfidë të cilën e fituan vendasit në “Anfield” 4-1.
Tani, trajneri i “Redsave”, Jurgen Klopp, ka folur për shkallën e dëmtimit të numrit një të portës së Liverpoolit dhe sipas gjermanit, lëndimi nuk duket të jetë i lehtë.
“Ndoshta ka diçka më shumë se një tërheqje. Nuk e dimë saktësisht, por momentalisht nuk duket aspak mirë”, tha Klopp menjëherë pas ndeshjes.
Derisa Alisson të mos kthehet, numri një në portën e Liverpoolit do të jetë ardhja e re, Adrian, i cili zëvendësoi të larguarin, Simon Mignolet, që u shit për 8.2 milionë funte te Club Brugge.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.