×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet Sergio Busquets

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 10:10

    Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, e ka pësuar një lëndim në gju gjatë ndeshjes së Spanjës kundër Zvicrës të shtunën.


    Ai u largua nga fusha, pas një goditjeje që e kishte marrë në gju nga Breel Embolo.

    Ndërhyrja ndodhi në minutën e 43-të, sidoqoftë Busquets vazhdoi të luajë para së te kërkonte zëvendësimin në minutën e 73-të.

    Raporti mjekësor i kombëtares spanjolle, konfirmoi që ka ndrydhje të lehtë të ligamentit të gjurit të majtë.

    Busquets nuk do të stërvitet me kombëtaren në Zvicër, para ndeshjes kundër Gjermanisë në Sevillë.

    Busquets rrezikon të mos paraqitet për Barçën në takimin derbi kundër Atletico Madridit të shtunën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!