Lionel Messi ka thënë se e pret një Real Madrid shumë të fortë në ‘El Clasicon’ që do ta zhvillohet më 18 dhjetor
Barcelona dhe Real Madridi këtë edicion janë duke luftuar ashpër në garën për titull, ku të dy skuadrat kanë nga 34 pikë pas 15 xhirove, shkruan Reporteri.net
Ylli argjentinas që javën e kaluar fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë e sheh sfidën me Realin si shumë të vështirë.
“Pres një Real Madrid të fortë, ashtu siç ka qenë gjithnjë në kohët e fundit. Çdo sfidë Barcelona-Real Madrid është një histori më vetë, janë ndeshje të veçanta, nuk ka të bëj fare se në çfarë gjendje apo në çfarë pozite janë ekipet, të dyja janë shumë të forta,” ka thënë Messi.
‘Pleshti’ në fund pati edhe një koment për këtë edicion të La Ligës.
“Këtë sezon është ndryshe, është më konkurrues, nuk është e lehtë të lush në transfertë, janë fusha të vështira, kundër ekipeve që luajnë një futboll të ngjashëm më tëndin,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.