Lionel Messi ka thënë se është shumë i lumtur te Barcelona, ani pse mediat javë më parë raportuan se ai mund të largohet nga Camp Nou në fund të këtij edicioni
Sulmuesi argjentinas që ka fituar 6 herë Topin e Artë ka bërë të ditur se është Barcelona është shtëpia e tij dhe se nuk është duke menduar të largohet, shkruan Reporteri.net
“E vërteta është që ndihem shkëlqyeshëm. E dua shumë Barcelonën, sikur të ishte Rosario. Është shtëpia ime. Kam qëndruar më shumë kohë këtu sesa në Argjentinë. Më pëlqen Barcelona, është një qytet i mrekullueshëm,” ka thënë Messi.
Mes tjerash ai foli edhe për largimin e Neymarit, ku sipas Messit braziliani është penduar tani që la Barcelonën për PSG.
“Unë do të doja që Neymar të kthehej, ai është një nga më të mirët. Një person i gëzuar, gjithmonë i lumtur, kishte argëtim me të brenda dhe jashtë fushës. Ne u përpoqëm ta bindnim atë të qëndronte, por u largua. Ai me të vërtetë dëshiron të kthehet, ai gjithmonë është penduar,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.