Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka feston sot ditëlindjen e 29-të dhe padyshim që urimet për të kanë qenë të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i bashkëshortes, Leonita Lekaj-Xhaka.
Kjo e fundit ka zgjedhur një fotografi të futbollistit ku shfaqet së bashku me dy vajzat e tyre dhe e ka shoqëruar me disa fjali tepër të ndjera.
“Urime ditëlindja për dashurinë e jetës time. Faleminderit për gjithë të qeshurat dhe dashurinë që na ke dhuruar mua dhe vajzave tona, ne jemi të bekuar që të kemi. Të dua”, ka shkruar Leonita krahas fotos në Instagram.
Çifti janë së bashku prej shumë vitesh dhe tashmë janë prindër të dy vajzave: Laneya dhe Ayana. Ata jetojnë në Zvicër për shkak të profesionit të Xhakës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.