Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Dukagjini dhe Ballkani sot u ndan me rezultatin e barabartë në 0:0 në një ndeshje që kishte edhe karton të kuq gjatë lojës, shkruan Reporteri.net
Kështu, në minutën e 82’të të takimit, Ahmed Januzi i Dukagjinit u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërkaq, në takimin e dytë Gjilani e mposht Drenicën me rezultatin final në 2:1 me dy golat e Prognit. E golin e vetëm për Drenicën e realizoi Zabergja në minutë e 83’të takimit.
Pas xhiros së dhjetë edhe renditja e skuadrave në tabelë ndryshoi.Ku aktualisht prinë Ballkani me 18 pikë, ndjekur na Drenica që ka 17 e po ashtu edhe Gjilani me po të njëjtat pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.