×
  • Sport
  • Sport

    Lewa mohon se ka dalë kundër fjalëve të Messit: Deklarata ime është keqkuptuar

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 17:53

    Lionel Messi ishte fitues i ‘Topit të Artë’ këtë vit për herë të shtatë në karrierën e tij.

    Vendi i dytë i takoi sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski, i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm më klubin gjerman, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Për një television polak, 33 vjeçari tha se nuk është ndjerë aspak i entuziasmuar për çmimin ‘sportisti i vitit’.

    Mediat kishin raportuar së polaku kishte thënë që deklarata e Messit drejtuar ‘France Football’ nuk ishte e sinqertë.

    Këtë e ka mohuar menjëherë Lewa, i cili ka thënë së kjo është keqkuptuar.

    “Deklarata ime për televizionin e Polonisë, është keqinterpretuar krejtësisht. Kurrë s’kam dashur të them se fjalët e Messit nuk ishin serioze ose se nuk ishte i sinqertë”, u shpreh Lewa për Kicker.

    Lewandowski gjatë sezonit të kaluar kishte shënuar 48 gola dhe kishte bërë 40 asistime në të gjitha garat./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!