Ish agjenti i Rober Lewandowski ka zbuluar disa detaje interesante.
Lewandowski, një nga sulmuesit më të mirë në botë, nëse jo më i miri aktualisht, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, që nga koha e tij te Dortmund.
Për lojtarin, flitej më parë se mund të kalonte te Real Madrid, por një lëvizje e tillë nuk u finalizua kurrë.
Së fundmi, ish agjenti i lojtarit, ka bërë të ditur se dëshira e polakut ishte të kalonte në ‘Santiago Bernabeu’, për të luajtur krah Cristiano Ronaldo.
“Në një pikë gjatë negociatave, ai nuk donte të rinovonte me Bayern dhe dëshironte kalimin te Real Madrid, pasi Ronaldo ishte atje”, ka thënë Kucharski, transmeton lajmi.net.
“E binda atë që ai duhej të ishte sulmuesi numër 1 në një skuadër të madhe. Te Real Madridi, ai do të bënte rolin e Benzema në një pikë, por unë nuk mund ta lija atë të kalonte atje si numri 2”, ka shtuar ish agjenti i tij.
“E bëra këtë në të gjitha diskutimet, edhe po të ishte për Arsenal, Manchester City apo Real Madrid”, ishin fjalët e polakut.
Lewandowski tashmë po thyen dhe po ndjek rekorde me fanellën e Bayern, duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme së fundmi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.