Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të shtatë në karrierë.
Argjentinasi menjëherë pas ceremonisë kishte kërkuar nga ‘France Football’ që çmimin të ia jepte polakut Lewandowski, pasi ky i fundit kishte kaluar sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, shkruan Goal, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Në lidhje me kërkesën e Messit për France Football, Lewa ka thënë që nuk beson së argjentinasi ishte treguar i sinqertë edhe pse do të donte që kjo të ishte e vërtetë.
“Nuk mund të them se isha i lumtur, përkundrazi. Kam një ndjenjë trishtimi. Të jem kaq afër, të konkurroj me Messin, sigurisht që e respektoj se si luan dhe çfarë ka arritur”.
“Unë do të doja që deklarata e Messit për Topin e Artë 2020 të ishte një deklaratë e sinqertë dhe e sjellshme nga një lojtar i madh dhe jo vetëm një fjalë boshe”- ka thënë ndër të tjera 33 vjeçari.
Lewa gjatë sezonit të kaluar ka shënuar 48 gola dhe ka bërë 40 asistime në të gjitha garat me Bayern Munich./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.