Sipas gazetës Sport, Barcelona ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin polak të Bayern Munchen, Robert Lewandowski.
Sipas këtij mediumi, top golashënuesi i deritanishëm i Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve është i hapur për një largim nga klubi bavarez, me Barcelonën që duket të jetë e gatshme të nënshkruaj me 33-vjeçarin polak, transmeton Goal, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Gazeta Sport ka shkruar se dëshira e sulmuesit është largimi nga Bayern drejt Barcelonës, por kjo e fundit duhet ta bindë ekipin gjerman që ta shesë polakun.
Gjithnjë sipas gazetës në fjalë, klubi katalunas është i gatshëm që të paguajë deri në 60 milionë euro për ta sjellë këtë vit në ‘Camp Nou’ një nga sulmuesit më të mirë në botë aktualisht.
Paga që do të mund të përfitonte Lewandowski tek Barça nuk është cekur, por marrë parasysh gjendjen financiare të klubit është pak e besueshme që ai do të përfitojë pagë shumë të lartë. /Reporteri.net/.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.