×
  • Sport
  • Sport

    Lewandowski tregon ngjashmëritë e Xavit me Guardiolan

    Reporteri
    09 Gusht 2022 | 22:34

    Robert Lewandowski ka treguar ngjashmëritë mes Xavit dhe Pep Guardiolas.

    Sulmuesi polak tani është nën urdhrat e Xavit, kurse me Guardiolan kishte punuar te Bayern Munichi,

    “Filozofia e Guardiolas në Bayern, stili i tij për t’u kujdesur për ekipin dhe për ta menaxhuar atë, mendoj se i ngjante asaj që ishte në Barcelonë. Xavi është shumë i ngjashëm me Guardiolan. Ata mendojnë për futbollin në të njëjtën mënyrë”, tha Lewandowski për “SPORT”.

    “Nuk kam folur me Guardiolan para nënshkrimit të kontratës me Barcelonën. Por, koha me të në Bayern ishte një përgatitje e shkëlqyer për të shkuar te Barça”, shtoi 33-vjeçari.

    “I gjithë stafi ishte spanjoll, ishin tetë spanjollë në skuadër. Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Tiago Alcantara dhe Javi Martinez gjatë asaj periudhe. Të dy më uruan kur nënshkrova me Barçën”, deklaroi Lewandowski.

    Kujtojmë se Robert Lewandowski u transferua te Barcelona në afatin kalimtar të kësaj vere.

    Ai me kataluansit ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!