Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Lille dhe Bordeaux, ku në asnjërën nga portat nuk është prekur rrjeta, duke përfunduar ndeshja pa gola në të dy anët, transmeton Reporteri.net.
Në renditjen tabelore Lille, të cilët edhe janë kampionë në fuqi, gjenden në pozitën e 6-të, ndërsa Bordeaux gjenden tek në fund të tabelës.
Siç ka ndodhur në ndeshjet e kaluara, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova nuk ka qenë as sonte startues me kampionin francez.
Ylli i Kosovës u fut në lojë tek pas minutave të 60-a, ku nuk arriti të gjejë golin e tij as sonte për të ia sjellur fitoren klubit të tij.
SofaScore e ka vlerësuar Zhegrovën me notën 6.7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.