×
  • Sport
  • Sport

    Lionel Messi mungoi në stërvitje, kjo është arsyeja

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 15:12

    Mbrëmjen e së hënës futbollisti, Lionel Messi, fitoi Topin e Artë për të shtatën herë, shkruan Gazeta Reporteri.

    Argjentinasi u bë kështu lojtari i vetëm në histori të futbollit që e ka fituar me së shumti këtë çmim.

    Por, 34 vjeçari nuk u ndjeh mirë të martën duke humbur kështu stërvitjen me skuadren e Paris Saint German.

    Këtë e ka bërë të ditur vet klubi francez tëcilët kanë njoftuar se Messi ka një lëndim të vogël dhe pritet të mungoj në ndeshjen e së mërkurës ndaj Nice, në kuadër të xhiros së 16-të në Ligën e parë.

    PSG po ashtu ka njoftuar se Leandro Paredes, Neymar, Ëijanldum dhe Herrera nuk ishin prezent gjatë stërvitjes për shkak të probleme fizike.
    Dueli mes Paris Saint German dhe Nice luhet të mërkurën në ora 21:00./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!