Mund t’i fshihni sytë dhe të mos besoni. Klubi norvegjez IK Junkeren ka nënshkruar me Lionel Messin këtë javë.
16-vjeçari, i njohur dikur si Daniel Are Knutsen, vendosi ta ndryshojë emrin e tij, për nder të legjendës së famshme të Barcelonës, duke u quajtur Lionel Messi.
“Unë e kam pasur në plan që ta ndryshoj emrin tim për një kohë. Lionel Messi është idhulli im më i madh dhe me përkushtimin tim ndaj futbollit, nuk ndodhi agjë më shumë sesa të provoja”, ka thënë ai për gazetës norvegjeze VG.
Messi i ri e pranon se talenti i tij nuk është askund afër standardit të magjistarit të Argjentinës, por ai përpiqet ta kopjojë heroin e tij në fushë.
“Dua të them që përpiqem sa më mirë që të mundem të luaj sikurse ai. Është e mundur të shohësh disa ngjashmëri, por talenti im ndoshta nuk është aq i madh”.
Menaxheri i IK Junkeren, Runar Bo Eriksen me shaka kishte thënë se klubi fillimisht duhet ta kërkonte Cristiano Ronaldon.
Ka raste të shumta kur njerëzit ndërrojnë emrat, duke ia vënë vetit, atë që e pëlqejnë.
Norveç 3.Lig takımı Junkeren, Lionel Messi’yi transfer etti. Evet evet Lionel Messi! Messi hayranı olan 16 yaşında ki Daniel Are Knutsen adının ve soy adının değişmesi için resmi makamlara yaptığı başvuru kabul edilmiş. pic.twitter.com/izdkXwASjh
— Sukru Gursoy ? (@SukruGursoy) August 23, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.