×
  • Sport
  • Sport

    Lionel Messi poston foto në Instagram me futbollistin shqiptar

    Reporteri
    09 Shkurt 2020 | 8:47

    Lionel Messi ka qenë i përfolur shumë kohëve të fundit nëpër media për një postim të tij në InstaStory


    Reagimi i argjentinasit kishte ardhur pasi një interviste të Eric Abidal që e kishte dhënë për mediat spanjolle, i cili kishte thënë se për dështimet e Barcelonës kohëve të fundit fajet i kanë edhe lojtarët e jo vetëm trajnerët.

    Pas kësaj Messi kishte reaguar duke thënë se do të ishte mirë nëse Abidal, që është drejtor sportiv i Barcelonës, “do të përmendte emra specifik e jo ti përgjithësonte gjërat”.

    E pas kësaj sot Messi është parë i lumtur në stërvitje para se Barcelona do të udhëton për në ndeshjen e radhës në La Liga kundër Real Betisit si mysafirë.

    https://www.instagram.com/p/B8Umm2eiDTr/?utm_source=ig_embed

    Ai sot ka postuar disa foto në Instagram nga stërvitjet e Barcelonës, në mesin e tyre edhe atë me Rei Manaj që Barcelona e transferoi gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Ndryshe Rei Manaj ishte transferuar për të luajtur me Barcelona B por trajneri i Blaugranas e ka ftuar atë në ekip të parë për shkak të lëndimeve që ka kjo skuadër, madje ai është futur edhe në listën B të Barcelonës për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!