×
  • Sport
  • Sport

    Lirim Kastrati bën hapin e madh në karrierë – Gati kontrata 4-vjeçare me klubin e njohur

    Reporteri
    09 Shkurt 2020 | 11:36

    Ylli i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij.


    Tashmë anëtari i Lokomotivës së Zagrebit, do të kalojë te skuadra e madhe e kryeqytetit të Kroacisë, Dinamo Zagreb, sipas raportimeve të ‘germanijak.hr’.

    Lojtari pritet të vë firmën e tij në kontratën me Dinamon, gjatë javës së ardhshme.

    Anësori kosovar do të mbetet me Lokomotivën deri në fund të sezonit, kur pastaj do t’i bashkohet gjigantit kroat.

    Kontrata e Dinamo Zagreb për Lirim Kastratin pritet të jetë për katër vite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!