Mario Budimir, futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit ka folur fjlaë të mëdha për Lirim Kastratin
Sulmuesi kosovar po shkëlqen edhe këtë edicion te skuadra kroate dhe në verë me gjasë do të kalojë në ndonjë klub më të madh, shkruan Reporteri.net
Budimir, i cili është bashkëlojtar i Kastratit te Lokomotiva e ka përshkruar Lirimin si ‘djali i erës’ shkaku i shpejtësisë që ka.
“E kam shumë të thjeshtë të asistoj. Thjesht shoh ku është Kastrati dhe i pasoj. Në 90% të rasteve ai shënon – është i pandalshëm. E quajmë ‘djali i erës’, është shumë i shpejtë,” ka thënë 33 vjeçari.
Lirimi ka shënuar 8 gola këtë edicion me fanellën e Lokomotivës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.