×
  • Sport
  • Sport

    Lirim Kastrati vazhdon të ngjitet në karrierë, po transferohet tek skuadra e njohur franceze

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 16:33

    Sipas mediumit francez “FootMercato”, skuadra franceze Reims ka arritur marrëveshje me sulmuesin Lirim Kastrati.


    Kastrati është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ku për një vit e gjysmë tregoi paraqitje mjaft të mira, shkruan Reporteri.net

    Te Reims-i luan edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Arbër Zeneli, i cili është duke u rikuperuar nga lëndimi që e pësoi kundër Malit të Zi.

    Zeneli kishte këputur ligamentet e gjurit, ndërsa pritet të mungojë edhe 3 muaj së paku.

    Ndërkohë, Kastrati pritet të ftohet nga selektori, Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë për shkak të lëndimit të Milot Rashicës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!