×
  • Sport
  • Sport

    LIVE: Anglia kryen stërvitjen e fundit pak para ndeshjes me Kosovën

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 16:42

    Kombëtarja e Anglisë po kryen stërvitjet e fundit pak para ndeshjes me Përfaqësuesen e Kosovës.


    ‘Tre Luanët’ presin nesër ‘Dardanët’ në stadiumin e Southamptonit ‘St Marys’ në ndeshjen e pestë (për Anglinë e katërta) kualifikuese për Euro 2020, shkruan Reporteri.net

    Anglia e kryeson grupin A me plotë 9 pikë të tubuara (-1 ndeshje), 1 më shumë sesa Kosova e cila gjendet në pozitën e dytë.

    Kujtojmë që në xhirot paraprake, Anglia mposhti bindshëm Bullgarinë me rezultat 4:0, derisa Kosova mposhti Çekinë me rezultat të ngushtë 2:1.

    Ndryshe, ndeshja zhvillohet nga ora 20:45./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!