×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool arrin marrëveshje me Davies

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 8:47

    Liverpool ka arritur marrëveshje me Ben Davies për transferimin e tij në Anfield.


    Mbrojtësi i Preston North End, Ben Davies, është gati të bëjë një hap të çmendur në karrierën e tij profesionale, pasi do të transferohet nga Championshipi anglez tek kampioni i Premierligës, Liverpool, transmeton lajmi.net.

    Davies thuhet te jetë zgjidhja e Klopp, për mungesat në mbrojtje të “The Reds”, edhe pse 25 vjeçar ai ka eksperiencë në futbollin anglez. Që nga viti 2013, ai ka regjistruar 135 paraqitje për skuadrën e Preston dhe ka shënuar 2 gola.

    Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Davis ka arritur marrëveshje personale me Liverpool dhe transferimi i tij në Anfield do të bëhet zyrtar në orët e ardhshme. Vlera e transferimit të tij kap shifrën rreth 4 milinë funte, Davies pritet të kompletojë testimet mjekësore sot dhe të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Liverpool.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!