×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Liverpool dhe Klopp afër ‘shkurorëzimit’, gjermani ia ka vënë syrin një dashurie të re

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 11:23

    Liverpool janë jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën me menaxherin e tyre, gjermanin Jurgen Klopp, pasi ai është duke u vështruar nga afër prej ekipit kombëtar të Gjermanisë.


    Klopp ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022, por nuk e ka nënshkruar ende vazhdimin me klubin, shkruan Reporteri.net

    ‘Të kuqtë’ tani janë në dijeni se Gjermania është duke trokitur për shërbimet e magjistrit të taktikave, sipas raporteve të Mirror.

    Klopp, i cili së fundmi fitoi çmimin për trajnerin më të mirë në botë, besohet të ketë ambicie që një ditë të bëhet menaxher i ndonjë ekipi kombëtar.

    Gjermania ka momentalisht Joachim Low, por janë duke shikuar për zëvendësimin e tij në momentin që ai përfundon punën e tij në kombëtare.

    Drejtuesit e Liverpoolit janë pajtuar që t’ia vazhdojnë kontratën gjermanit pas sukseseve të fundit, duke arritur të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht i prijnë tabelës së Premierligës me 5 pikë më shumë se Manchester City.

    Liverpooli kthehet në aksion të mërkurën mbrëma në ndeshjen kundër RB Salzburgut në Ligën e Kampionëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!