AC Milan është eliminuar nga garat evropiane për këtë edicion, pas humbjes nga Liverpool.
“Rossonerët” pësuan humbje në shtëpi me rezultat të ngushtë 1 – 2 nga gjiganti anglez.
Vendasit kaluan në epërsi fillimisht për Fikayo Tomorit që shënoi nga afërsia (29′).
Por, vetëm shtatë minuta më vonë, Liverpool barazoi rezultatin përmes Mohamed Salah (36′), rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.
Në pjesën e dytë, nga një gabimi trashanik në mbrojtje, Divock Origi nuk e fali Milanin duke shënuar me kokë (55′).
Tutje, Milan kishte edhe disa mundësi, siç ishte i Kessie, por assesi nuk i konkretizoi.
Kështu, Milan mbetet jashtë garave evropiane duke u renditur në pozitën e fundit me katër pikë, derisa Liverpool veçse e kishte të siguruar kualifikimin si lider me 18 pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.