×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool konsideron transferimin e Griezmannit

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 19:06

    Liverpool është një ndër skuadrat e shumta që do përgatisin ofertë për yllin e Barcelonës, Antoine Greizmann.


    Barcelona pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër, por kjo nënkupton të shesin disa nga yjet kryesorë, transmeton lajmi.net.

    Nëntë lojtarë mund të largohen në muajt në vijim dhe francezi është një ndër të parët që thuhet se do shitet.

    Sipas El God Digital, francezi do largohet për një vlerë të caktuar dhe Liverpool është duke vëzhguar nga afër situatën.

    Barcelona e mbylli edicionin në pozitën e tretë në La Liga, u eliminuan në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve, derisa fituan vetëm Kupën e Mbretit.

    Griezmann e mbylli sezonin me 21 gola dhe shtatë asistime, derisa kërkohet edhe nga ish klubi, Atletico Madrid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!