×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool ngjitet në krye të tabelës, lë Cityn poshtë tyre

    Reporteri
    02 Prill 2022 | 15:35

    Skuadra angleze, Liverpool ka shënuar një fitore të rëndësishme sot, teksa ka mposhtur skuadrën e Watford-it, përcjell Reporteri.net.

    Shumë e rëndësishme për menaxherin e skuadrës, Jurgen Klopp kjo fitore, kjo pasiqë ata janë ngritur në vendin e parë, duke kaluar mbi Manchester City, mbi të cilët kanë kaluar 2 pikë.

    Golat për Të Kuqtë i shënuan Diogo Jota në minutën e 22 dhe Fabinho në minutën e 89 ku shënoi nga 11 metërshi.

    Liverpool gjendet në pozitën e parë në Premier League me 72 pikë të grumbulluara gjithsej.

    Vlen të përmendet se skuadra e City ka një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë sot, nga ora 16:00, të cilët do të jenë mysafirë të Burnley.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!