×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli me 10 lojtarë, e fiton derbin ndaj Newcastle falë dy golave të Nunez

    Reporteri
    27 Gusht 2023 | 19:31

    Liverpooli e ka fituar derbin ndaj Newcastle me rezultat 2-1 duke arritur 3 pikë tejet të vlefshme në fillim të kampionatit.

    Vendasit kaluan në epërsi me golin e Gordon në minutën e 25.

    Tre minuta më pas ‘Reds’ mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Van Dijk.

    Por pjesa e dytë i takoi mysafirëve, dhe ata fitoren e arritën në 10 minutat e fundit falë dy golave të Darwin Nunez.

     

    Pas kësaj fitore Liverpooli zë vendin e katërt me 7 pikë, kurse Newcastle në të 13-tin me 3 pikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!