×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli fiton ndeshjen e parë, s’ka minuta për Xherdan Shaqirin

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 23:13

    Liverpooli ka arkëtuar pikët e para për sezonin 2019/20. “Redsat” morën tri pikë pas fitores 4-1 në “Anfield” kundër Norwich City.


    Ka startuar Premierliga. Në ndeshjen hapëse për sezonin 2019/20, u përballen në “Anfield” Liverpooli dhe Norwich City.

    Nënkampioni i Anglisë dhe kampioni i Champions League, Liverpooli, nuk e kishte problem për t’i rrëmbyer pikët e plota, që e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar 4 gola për 45 minuta.

    Fillimisht, Grant Hanley realizoi në portën e tij, goli i parë i Premierligës për sezonin 2019/20.

    Më pas Mohamed Salah 19’, Virgil van Djik 28’ dhe Divock Origi 42’, shënuan për rezultatin e pjesës së parë 4-0.

    U mendua se me këtë ritëm Liverpooli do ta mbyllë këtë ndeshje me më shumë gola, por në pjesën e dytë nuk e gjetën më asnjëherë rrjetën, pavarësisht tentimeve të njëpasnjëshme.

    Në 45 minutat e pjesës së dytë u shënua vetëm një gol, Teemu Pukki realizoi për Norwich City golin e parë pas tre vjetësh për klubin që u rikthye më në fund në Premierligë dhe për rezultatin përfundimtar 4-1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!