×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli fiton në sekondat e fundit, Sadio Mane bën heroin

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 18:05

    Liverpooli e ka mposhtur Aston Villën në udhëtim me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 11-të në Premier Ligë


    Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp arriti fitoren vetëm në minutat e fundit ku shënuan dy gola për ta përmbysur Aston Villën, shkruan Reporteri.net

    Trezegue kaloi në epërsi vendasit në minutën e 21-të, ndërsa Liverpooli arriti fitoren me golat e Robertson 87′ dhe Mane 90′.

    Në anën tjetër edhe Manchester City ka fituar ndaj Southamptonit me rezultat 2-1.

    Pas xhiros së 11-të Liverpooli tani ka 31 pikë, ndërsa përcjellësi i parë, Manchester City ka 25 pikë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!