×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli kalon lehtësisht Southamptonin e Brojës

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 18:02

    Liverpooli ka shënuar fitore bindëse ndaj Southamptonit në “Anfield Road” duke e mposhtur me rezultat 4:0.

    Ishte Diogo Jota që kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, pas asistit nga Andy Robertson.

    Gjysmë ore më pas, sërish Jota shënon për 2:0, por kësaj here u asistua nga Salah, shkruan Gazeta Express.

    Në minutën e 37-të, Thiago Alcantara realizoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 3:0, me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë, golin e gjeti edhe Virgil van Dijk në minut%n e 52-të, pas asistit nga Trent Alexander-Arnold.

    Sulmuesi shqiptar, Armando Broja luajti 90 minuta, por nuk arriti të lërë shenjë.

    Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e dytë, një më pak se lideri Chelsea, që e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

    Në anën tjetër, Southampton bie në vendin e 14-të me po aq pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!