×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli kujton golat e Shaqirit që dërguan “Djajtë” në ferr e Jose Mourinhon në pension

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 20:29

    Liverpooli i shkon nesër rivalit më të madh historik të saj, Manchester Unitedit në një sfidë që po pritet me entuziazëm të madh nga tifozët e ‘The Reds’ për shkak të formës së jashtëzakonshme që po kalon.


    Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur 8 fitore në 8 ndeshje, përderisa skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nëse humbet nesër do të bie në zonën e rrezikshme, shkruan Reporteri.net

    Liverpool ka rikujtuar kohën kur Xherdan Shaqiri i shënonte dy herë për t’i dërguar në ‘ferr’ dhe poashtu këto dy gola rezultuan në shkarkimin e Jose Mourinhos.

    Edhe nesër mund të rezultojë e njëjta situatë, pasi Solskjaer gjendet në karrikën e cila është ndizur tash e një kohë dhe vetëm pritet nga qasti në qast kur të shuhet komplet.

    Sidoqoftë, Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje pritet të jetë vetëm një reservist, por se sa hapsirë do t’i japë Jurgen Klopp, kjo pritet të mësohet nesër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!