Giroud shpreson që Hazard të fitojë çmimin e lojtarit më të mirë në Angli, ndërsa foli për derbin e së dielës në “Anfield”.
Olivier Giroud mendon se ylli i Chelsea, Eden Hazard, duhet të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premierligë.
“Blutë e Londrës” po përgatiten të përballen me Liverpoolin këtë të diel, në radhët e të cilit luan Virgil van Dijk, i cili është një ndër kandidatët e mundshëm për çmimin ‘Lojtari më i mirë në Angli’.
“Unë do të thoja se Eden Hazard duhet ta fitojë çmimin e më të mirit në Angli. Personalisht do të votoja për Eden, nëse mundesha”, tha Giroud.
“Kam luajtur kundër Van Dijk disa herë dhe gjithmonë kam qenë në pozicion të vështirë, sepse është shumë i mirë dhe shumë i fortë. Sidoqoftë, kam shënuar disa gola, duke luajtur kundër skuadrave të tij”.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Liverpool po lufton për titullin. Jemi profesionistë dhe duhet të përqendrohemi në lojë. Ata do të duhet të fitojnë me patjetër, që të qëndrojnë në garën e titullit, por edhe ne kemi nevojë për rezultat të mirë, që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.