Liverpooli ka shënuar fitore shumë të thellë në shtëpi ndaj Bournemouth, duke e mposhtur me rezultat 9:0.
Luis Diaz e hapi llogarinë e golave për vendasit, për ta vazhduar Elliott.
Në minutën e 28-të Arnold me një gol të bukur e trefishoi epërsinë e vendasve.
Pas tri asistimeve, Firmino e gjeti golin në minutën e 31-të, para se Van Dijk të shënonte të pestin.
Në pjesën e dytë vazhdoi avazi i njëjtë.
Mempham shënoi autogol në minutën e 46-të.
Firmino e shënoi golin e dytë personal dhe të shtatin për Liverpoolin në minutën e 62-të.
Në minutën e 80- Fabio Carvalho realizoi për 8:0, para se Luis Diaz të përfundonte vuajtjet e Bournemouthit.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e pesë pikëve në vendin e tetë në tabelë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.