×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli si kampion, krejt kundërshtarët po i demolon

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 15:26

    Liverpool e ka shënuar edhe fitoren e pestë me radhë në Premier Ligë, ndërsa viktima e kësaj jave ishte Newcastle


    ‘Të Kuqtë’ e mposhtën Newcastlen me rezultat 3-1 në Anfield, në një ndeshje e cila nisi më mirë për mysafirët, shkruan Reporteri.net

    Jetro Willems shënoi për ‘Laraskat’ në minutën e shtatë, por Mane me dy gola të realizuar në pjesë të parë përmbysi rezultatit në të mirë të Liverpoolit.

    Djelmoshat e udhëhequr nga Jurgen Klopp realizuan edhe një herë në pjesën e dytë me anë të Salah, që shënoi në minutën e 72-të pas një asistimi brilant të Roberto Firminos.

    Kujtojmë që në këtë takim Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të në vend të Wijnaldum.

    Liverpooli me këtë fitore vazhdon që të jetë në vendin e parë në Premier Ligë me 15 pikë të grumbulluara pas 5 xhirove, ndërsa Newcastle zë vendin 16-të me 4 pikë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!