×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli të festojë titullin në Anfield

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 8:22

    Derisa Liga Premier po planifikon të rikthehet të luajë 92 ndeshjet e mbetura, derisa Liverpooli ka marrë lajme fantastike.


    Sipas asaj që raporton Daily Mail, The Reds pritet që të festojë titullin e kampionit në stadiumin e tyre “Anfield Road”.

    Ka shqetësime se tifozët mund të mos jenë të pranishëm në stadium për të festuar triumfin së bashku me lojtarët, shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer në Evropë në këtë fillim vit.

    Liverpooli ka më shumë se 30 vite që pret për të fituar titullin e ligës angleze, dhe tani është vetëm dy ndeshje larg, transmeton Telegrafi.

    Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp ka 25 pikë diferencë nga vendi i dytë, Manchester City dhe festën e tyre mund të ndalonte vetëm një situatë e jashtëzakonshme nga ajo që kanë kaluar për këta tre muaj.

    Tifozët nuk do të lejohen të futen në stadiume, mirëpo që Federata e Anglisë ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm të ndihmojnë Liverpoolin që të festojë në rrugë me përkrahësit e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!