×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli triumfon në Kupën e FA, mposht Chelsean në finale pas ekzekutimit të penalltive

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 20:50

    Liverpooli ka triumfuar në finalen e Kupës FA, aty ku mposhti Chelsean. Si zakonisht, ndeshja u zhvillua në stadiumin “Wembley” të Londrës.

    Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi pas ekzekutimit të penalltive.

    Koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras dhe pa gola. Pa gola u mbyllen edhe vazhdimet, duke lënë që gjithçka të përcaktohet në penallti.

    Në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan “Të Kuqtë”, të cilët fituan me rezultatin 5:6.

    Për Liverpoolin është hera e tetë që e fitoi trofeun e Kupës Fa.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!