×
  • Sport
  • Sport

    Llapi debakël Ulpianës, Batatina: Fitoren ia dedikoj komandantit legjendar, Zahir Pajaziti, gjithë dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së

    Reporteri
    19 Tetor 2021 | 16:12

    Skuadra e Llapit ka shënuar fitore të thellë kundër Ulpianës më rezultat 0:6 sot.

    Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka treguar se kujt ia dërgon këtë fitore, transmeton Reporteri.net.

    Batatina ka thënë se këtë fitore ia dedikon komandantit legjendar, Zahir Pajaziti, të gjithë dëshmorëve të kombit, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.

    “Fitoren e madhe sot ndaj Ulpianës me rezultat 0:6, të 100-tën jubilare nën drejtimin e KF Llapit ia dedikoj Komandantit Legjendar Zahir Pajaziti, të gjithë dëshmorëve të kombit, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së! Nga mali së bashku me ju, tash po shkruaj histori në liri me rininë e vendit tim”, ka shkruar Batatina në postimin e tij.

    Pas një starti shumë të dobët, Llapi në tri ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe duket se po ngjitet shpejtë në tabelën e Superligës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!