×
  • Sport
  • Sport / Kualifikimet

    Llapi deklasohet në Danimarkë me rezultat të thellë

    Reporteri
    25 Korrik 2024 | 20:56

    Llapi ka pësuar një ndër humbjet më të thella në histori të kualifikimeve për Evropë, duke u mposhtur nga Brondby me rezultat 6 me 0, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kjo ishte ndeshja e parë e çerekfinaleve për kualifikim në Ligën e Konferencës.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në stadiumin “Zahir Pajaziti”, por Llapi nuk ka gjasa për rezultat pozitiv.

    Llapi nisi kualifikimet për Ligën e Konferencës pasi u eliminua nga kualifikimet për në Ligën e Evropës.

    Llapjanët më 18 korrik u eliminuan pas humbjes nga Wisla Krakow me rezultat të përgjithshëm 4 me 1 nga dy ndeshjet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!