×
  • Sport
  • Sport

    Llapi e nis me fitore rifillimin e Superligës, e mposhtë bindshëm në shtëpi Dukagjinin

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 17:56

    Llapi e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 4-1


    Superliga e Kosovës në futboll është rikthyer sot pas afro 3 muajsh pauze shkaku i pandemisë së Koronavirusit, shkruan Reporteri.net

    Ndeshja e parë u zhvillua sot ku Llapi priti në shtëpi Dukagjinin, ku edhe shënoi fitore me rezultat 4-1.

    Golashënuesit e Llapit në këtë takim ishin Prençi 3′, Selmani 48′, Ymeraj 68′ dhe Veliu 90′, ndërkaq për mysafirët realizoi Mulaj në minutën e 51-të.

    Pas kësaj fitore Llapi gjendet në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Dukagjini në vendin e fundit me vetëm 10 pikë pas 23 xhirove. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!