×
  • Sport
  • Sport

    Llapi mposht Dritën, shtohen gjasat për pozitën e tretë

    Reporteri
    17 Prill 2022 | 15:57

    Skudra e Llapit ka shënuar fitore të madhe në shtëpi duke e mposhtur Dritën me rezultat minimal 1-0.

    Ndeshja e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” u mbyll me fitoren e llapjanëve, që e mposhtën ekipin me të cilin do të përballen edhe në finalen e Kupës së Kosovës.

    Goli i vetëm i ndeshjes u shënua herët në minutën e 11-të ku goditjen e Amadur e devijoi Prince Balde duke shënuar autogol, shkruan Gazeta Express.

    Me këtë fitore, Llapi tani ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vendin e katërt në tabelë.

    Në anën tjetër, Drita ka humbur pothuajse tërësisht shpresat për titull të kampionit.

    Gjilanasit aktualisht zënë pozitën e tretë me 52 pikë, pesë më shumë se Llapi dhe 11 më pak se lideri Ballkani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!