×
  • Sport
  • Sport

    Llapi pëson si mysafir, me shpresë se mund ta kthejë lojën në shtëpi

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 22:43

    Llapi është mposhtur 2 me 0 nga Wisla në kuadër të kualifikimeve për Europa Ligë.

    Llapjanët pësuan gola në minutat e parë dhe të fundit të takimit, për ta vështirësuar edhe më shumë mundësinë që të kalojë tutje për kualifikimin në Europa Ligë.

    Ishte Sapala që me një gjuajtje të bukur nga distanca kaloi vendasit në epërsi, ndërkaq, Rodado realizoi në minutën e pestë shtesë për rezultatin përfundimtar.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!