×
  • Sport
  • Sport

    Lojërat Olimpike do të zhvillohen, por pa praninë e publikut

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 13:20

    Drejtori ekzekutiv i komitetit organizues të Tokyo2020, Toshiro Mutu, siguroi se anulimi i Lojërave Olimpike (23 korrik deri më 8 gusht) për shkak të pandemisë nuk ishte nën diskutim, por pranon mundësinë që ato të mund të zhvillohen pa audiencë.


    “Ne nuk jemi duke diskutuar anulimin. Mbajtja e Lojërave Olimpike është politika jonë e palëkundur”, tha Mutu, duke zbuluar mundësinë që gara të mbahen me dyer të mbyllura.

    “Konkluzionet e arritura në pranverë janë diçka që ne do t’i zbulojmë më vonë. Nuk mund të bëj asnjë parashikim”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!