×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e Anglisë futen në fushë mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 17:29

    Futbollistët e Anglisë kanë dalë në fushë për ta testuar barin në stadiumin “Fadil Vokrrit”, kur kanë mbetur edhe 30 minuta deri në fillim të ndeshjes.


    Ata janë befasuar nga pritja që iu bë pas daljes në fushë, ku morën duartrokitje të ngrohta nga tifozët e Kosovës.

    Në fotot e publikuara nga mediat britanike, shihet se të gjithë futbollistët anlgez që kanë dalë në fushë janë të buzëqeshur, shkruan Reporteri.net..

    Kujtojmë se Kosova kualifikimin do ta kërkojë në mars të 2020 përmes Ligës së Kombeve, kurse anglezët e kanë siguruar përmes gruepve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!