×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e Barcelonës ia tregojnë ‘vendin’ Griezmannit qysh në stërvitjen e parë

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 14:34

    Transferimi më i ri i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë me skuadrën e Barcelonës.


    Lojtari që i kushtoi Barcelonës 120 milionë euro, Griezmann, ka punuar për herë të parë nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde.

    Griezmann pati mundësinë që gjatë mëngjesit të së hënës të stërvitet me shokët e rinj të skuadrës.

    Në këtë stërvitje, shokët e skuadrës i dhanë pritje të ngrohtë lojtarit, por nuk e kursyen nga ‘turpërimet’.

    Në stërvitjen e parë të skuadrës kanë munguar emra të rëndësishëm, përfshirë Lionel Messin, dhe gjithë pjesën tjetër që morën pjesë në Kupën e Amerikës.

    Griezmann është shprehur shumë i lumtur që do të luajë krah Messit, por ai duhet të pres edhe disa ditë për të punuar me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!