×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e Kosovës kryejnë stërvitjen e parë nën urdhrat e Alain Giresset

    Reporteri
    21 Mars 2022 | 22:42

    Futbollistët e Kosovës janë rikthyer, të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri” për stërvitjen e parë të këtij viti.

    Ata, në këtë grumbullim janë pritur nga përzgjedhësi i ri, Alain Giresse, i cili disa orë më herët e kishte mbajtur konferencën për media dhe këtë grumbullim dhe dy miqësoret e këtij muaji i kishte vlerësuar si mundësi njohje me lojtarët dhe përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që zhvillohen në fillim të qershorit.

    E në stërvitjen e sotme në dispozicion të Giresse dhe stafit të tij ishin 13 futbollistë:

    Samir Ujkani, Arjanet Muric, Visar Bekaj, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Blendi Idrizi, Betim Fazliji, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Elbasan Rashani dhe Astrit Selmani, derisa pjesa tjetër e futbollistëve që arritën më vonë në Kosovë, punuan në ushtrime fitnesi në hotel.

    Stërvitja e sotme ishte pa ngarkesa, me vrapim të lehtë dhe më lojë me top në hapësirë të vogël.

    Kosova ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji e luan kundër Burkina Fasos, më 24 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pesë ditë më vonë do të përballet me Zvicrën, në Cyrih.

    Stërvitjen e radhës, Dardanët, do ta zhvillojnë nesër në Kampin Nacional në Hajvali, në orën 16:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!