×
  • Sport
  • Sport

    Lojtari i Arsenalit shtrohet në spital nga malaria, u infektua në Afrikë

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 0:00

    Sulmuesi i Arsenalit, Pierr-Amerik Aubemajang, nuk luajti në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Europës kundër Sllavias së Pragës, ku anglezët fituan 0-4. Arsyen e ka zbuluar vetë futbollisti afrikan me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, ku shkruan:


    “Për fat të keq, më ka zënë malaria. Jam infektuar disa javë më parë, kur isha i grumbulluar me kombëtaren e Gabonit”. Aubemajang, i cili nuk luajti as në ndeshjen e kampionatit ndaj Shefilldit, është shtruar në spital dhe nuk dihet ende se kur mund të kthehet në fushat e blerta.

    Pikërisht nga dhoma e një spitali në Londër, sulmuesi i datëlindjes 1989, ish-lojtar i Borusia Dortmund dhe Saint-Etien, ka bërë postimin në Instagram, të shoqëruar edhe me një foto të tij shtrirë në krevat. “Djema, faleminderit për mesazhet dhe telefonatat tuaja! Kam kaluar disa ditë në spital këtë javë, por ndihem shumë më mirë se më parë, falë punës së shkëlqyer të mjekëve për të kuruar virusin kaq shpejt. Nuk ndihesha vërtet vetvetja në javët e fundit, por do të kthehem më I fortë se kurrë”, – ka shkruar Aubamejang.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!