×
  • Sport
  • Sport

    Lojtari i Kosovës nuk ofendoi tifozët, komentoi brohoritjet e tyre kundër maqedonasve

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 13:43

    Mediat raportuan duke u bazuar në një video të Benjamin Kolollit, se kinse një lojtar i kombëtares kosovare kishte fyer tifozët që kishin dalë në kufi për t’i përkrahur, duke u thënë m***, gjë që nuk është e vërtetë.


    E vërteta është, se tifozët kosovarë brohorisnin ‘muni këta m***’, dhe lojtarët e kombëtares të emocionuar po xhironin me telefonët e tyre, dhe njëri gjatë asaj kohe, komenton thirrjet e tifozëve duke iu bashkuar korit të tyre.

    Këtë e dëshmon kjo video e publikuar nga lojtari tjetër, Mërgim Vojvoda, e që është video më e gjatë se sa ajo e Kolollit, dhe që e pasqyron më qartë situatën, shkruan Reporteri.net.

    Se e vërteta është ndryshe e dëshmon edhe komenti tjetër që dëgjohet në video, ku thotë se ‘me shqiptarë nuk ka, janë t’qart’.

    Videoja e publikuar nga Kololli, e cila është më e shkurtër se sa ajo e publikuar nga Mërgim Vojvoda, mund të jap përshtypjen e tillë se lojtari i Kosovës po i drejtohet tifozëve me atë fjalë, por ajo mbi të gjitha nuk ka as logjikë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!