×
  • Sport
  • Sport

    Lojtari serb në Superiore tregon tmerrin: Tërmeti më nxorri nga krevati

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 9:13

    Tërmeti i fuqishëm që përfshiu Shqipërinë ditën e djeshme ka shokuar të gjithë qytetarët që ndodheshin në territorin tonë.


    Një tmerr i vërtetë kanë rezultuar lëkundjet edhe për mbrojtësin serb të Laçit, Aleksandër Ignjatoviç, i cili ka dhënë një intervistë për median “Blic Sport”, ku siç e përshkruan, kaloi një dramë të vërtetë.

    “Kalova një natë dramatike pas ndeshjes që luajtëm ndaj Partizanit në Elbasan. Javëve të fundit ka pasur tërmete të vogla, por jo si ai i natës së kaluar. Ndodhi në orën më të keqe të mundshme, të gjithë ishin në gjumë. Ishte ora 4 pas mesnate. U zgjova në panik, dhe sapo ndodhi dola nga krevati. U trondit për 20 apo 30 sekonda, dhe kjo periudhë e vogël dukej si pafundësi. Valët e tërmetit vijuan, dhe u ndjeva sikur po ndodhnin turbulenca në një fluturim ajror. Në atë moment mendova më të keqen”, ka deklaruar ai.

    Të gjithë klubet e Superiores kanë ndalur përgatitjes pas të gjithë asaj që ndodhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!