×
  • Sport
  • Sport

    Lojtari shqiptar në Turqi kompleton het – trikun në pjesën e parë

    Reporteri
    19 Prill 2022 | 17:25

    Pas një dëmtimi i cili e la jashtë fushave për një kohë të gjatë, Eduard Rroca është rikthyer në versionin e tij më të mirë në ligën e parë turke, ku aktivizohet me skuadrën e Istanbulspor.

    Mesfushori shqiptar ishte protagonist në ndeshjen në transfertë ndaj Denizlispor teksa realizoi tre gola brenda 44-minutave të para duke e dërguar për momentin skuadrën e tij në avantazhin 2-3.

    Por, për fat të keq në fraksionin e dytë të lojës, ekipi i Rrocës pësoi dy herë të tjera me Denizlisporin që përmbysi golat e ish-futbollistit të Kukësit.

    Këto ishin realizimet e para sezonale për 28-vjeçarin në 14 paraqitje me Istanbulspor, teksa për t’u theksuar është edhe fakti se me Istanbulspor u aktivizuan si titullarë Valon Et’hemi dhe Topalli, ndërsa në 88-tën pati vend edhe për Kristal Abazajn.

    Ky i fundit rikthehet në fushë teksa mungonte prej muajit gusht si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!