Partitë politike në Kosovë tashmë kanë nisur përgatitjet e tyre në prag të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në fillim të muajit tetor.
Njëra prej partive më aktive duket të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në krye me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka nisur t’i tregojë projektet e tij për qeverisjen e ardhshme me moton “100% Kosovë”.
Kësaj fushate i është bashkuar edhe kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare Lorik Cana.
Ish-futbollisti i Lazios ka pranuar një dhuratë nga Haradinaj, saktësisht një fanellë me logon “100% Kosovë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.